Pas ndërhyrjes në kokë për të hequr tumorin i cili iu rikthye pas nëntë vjetësh, gjendja shëndetësore e aktores dhe deputetes shqiptare Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë.

Lajmin e ka konfirmuar mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi, e cila tha për Klankosova, se nesër ose pasnesër ajo do të dalë nga spitali.

Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha Gentiana.