Veprimi aspak etik e mbi të gjitha jo diplomatik i ambasadorit të OSBE-së Bern Borchardt ndaj protestuesve të Unazës së re, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha nuk i ka dhënë atij as dorën ditën e djeshme teksa priti një delegacion të OSBE-së.

Pavarësisht se ambasadori shkoi bashkë me delegacionin dhe sekretarin e Përgjithshëm të Misionit, Thomas Greminger në zyrën e Bashës, kryetari i PD-së vazhdon t’i mbajë qëndrim Borchardt-it.

Teksa përshëndet me përzemërsi diplomatët e tjerë, Borchardt-it nuk ja jep dorën.