Një shkëndijë në pajisjen elektrike të ngrohjes dyshohet se u bë shkak për këto flakë pasditen e kësaj të shtune në Elbasan. Ngjarja ndodhi në apartamentin e një 55-vjeçari, në lagjen “11 Nëntori”. Burime zyrtare të policisë thonë se nga ngjarja mbeti i lënduar vetë i zoti i shtëpisë, në tentativë për të shuar flakët.  

“Në lagjen “11 Nëntori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 55 vjeç, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit”, tha policia e Elbasanit.