Një 45-vjeçar që kishte dalë për të peshkuar gjatë mbrëmjes në liqenin e Prespës dyshohet se është mbytur. Sipas policisë, 45-vjeçarit Stavri Vasilovski, iu përmbys varka si pasojë e dallgëve të forta në liqen. Tashmë pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

“Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur”,– njofton policia.

Në momentin që është përmbysur varka në mjet kanë qenë 3 veta, të cilët kanë dalë për peshkim. Përsoni që dyshohet që është mbytur, i vëllai i tij dhe një tjetër.

Keta të fundit kanë notuar dhe kanë shpëtuar, ndërsa Stavrin dyshohet ta ketë zënë varka poshtë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.