Policia e Shtetit informon se ka arrestuar Kastriot Fejzon, i dënuar mbi 17 vjet burg për vrasje me dashje.
Uniformat blu të kryeqytetit thonë se Fejzo, 49 vjeç, lindur dhe banues në Ersekë, u ndalua pasi ecte me mjetin e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ishte prezantuar me gjeneralitetet e kushëririt të tij.
Megjithatë, efektivët e shoqëruan në komisariat për ta verifikuar dhe rezultoi se 49-vjeçari është Kastriot Fejzo, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj burim për veprën penale të vrasjes të kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikanë dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme.





