Moderatorja Roza Lati, ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit ku dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Një ndjekës e ka pyetur nëse ajo ka rrahur ndonjëherë ndonjë person, ndërkohë moderatorja ka habitur me përgjigjen e saj.

Roza Lati tregoi se në moshën 21-vjeçare ka rrahur një vajzë me shkop bejsbolli pasi përndiqte të dashurin e saj.

“Ke rrahur ndonjëherë njeri se dukesh gocë gangsta”, ishte pyetja e ndjekësit.

“Nuk e kam çuar kurrë veten në atë pikë të konfliktit. Jam e shkathët dhe e pres me thikë që në bisedë. Pa e çuar në atë pikë. Por kur kam qenë 21 vjeç, mbaj mend që kam gjëmuar për rreth 3 javë njërën me shkop bejsbolli se ju qep të dashurit tim. E bëra të mos dilte nga shpia një muaj nga frika. Këtë po”, u përgjigj Roza.