Gazetari i ABC News, Juxhin Mustafaraj, i ftuar në emisionin “Historia ime”, ka treguar historinë e kryefamiljarit Lala, i cili ende ka shpresë për të gjallë nën rrënoja.

Mustafaraj ka treguar se kryefamiljari nuk flet me askënd dhe ka 24 orë që nuk i largohet pikës më të afërt ku edhe lejohet që të rrijë. Sipas tij, ai është gjithmonë në komunikim me forcat italiane pasi mund ta flasë gjuhën e tyre.

“Familja Lala është më e prekura nga kjo fatkeqesi. Përbëhet nga 12 anëtarë që jetonin në një banesë 4 katëshe. Nga banesa është nxjerrë i gjallë vetëm një prej djemve të familjes. Edhe 4 të tjerë janë nën rrënoja. Në asnjë moment nuk i jemi afruar kryefamiljarit. Është një shirit policie i vendosur nga forcat e emergjencës. Është një situatë dramatike të shohësh një baba, i cili ka tre djemtë e tij dhe bashkëshorten dhe në një itinerar prej 3 metrash ka 24 orë që bën vetëm një lëvizje nag njëri krah në tjetrin.Nuk pranon askënd që t’i afrohet. Është në komunikim të vazhdueshëm me ekipet e emergjencës italiane. Ka qënë emigrant në Itali dhe mund të komunikojë me ta. Shpresa e mban aty dhe ai nuk ka asnjë njoftim. Jo vetëm gazetarët por edhe familjarët e kanë të vëshirë që t’u afrohen dhe t’i japin shpresë,”– tha gazetari.