Kapet pas disa kohësh në arrati një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.
Në pranga ka rënë shtetasi Elion Shehu, 35 vjeç, banues në Lushnjë.
Shtetasi Elion Shehu ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen “Karbunarë e Madhe” për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.





