Komisioni i posaçëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosi mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkajn, të cilit iu vendos lëndë plasëse në banesën e tij në Shkodër, një ditë më parë.
Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa në përfundim të mbledhjes, ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se zbardhja e kësaj ngjarjeje është një test për drejtorinë e policisë së Shkodrës
“Ngjarja është test në drejtorinë e policisë së Shkodrës” tha Balla.