Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë pas mesnate në Velipojë, Xhovanit, 25 vjeç dhe Edmondit, 38 vjeç ka folur për mediat pak orë pas ngjarjes së rëndë
Ai thotë se sherri ka ndodhur për shezlonët dhe se fillimisht kanë qëlluar djalin e madh, i cili ishte me dokumente angleze dhe kishte ardhur për të investuar në Velipojë.
“Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos t’i ndodhë askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti por e di që për shezlone. Më kanë vrarë tek dera e shtepisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfare me duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam pasur une shezllonet, kete vit ia kanë dhene atij. Ne kemi pritur qe te ndahen shezllonet sepse kane qenë pa u ndarë ende, ata kane ardhur dhe na vrane ne shtepi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshen e rende te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte. Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje per te shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhen dhe qelluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qelluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qelluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene ketu. Nuk kane ardhur per te folur perderisa kane ardhur me arme tek dera e shtepise. Uroj mos ti ndodh me askujt”, deklaron ai.





