Iva Tiço është gazetarja e njohur shqiptare. Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin "Thumb" ku tregoi disa detaje nga jeta e saj. E pyetur nga dy moderatoret e emisionit nëse në të ardhmen ka në plan të bëjë një dasmë, përgjigja e saj na ka befasuar të gjithëve.

Iva tha se nuk ka për ta veshur kurrë fustanin e bardhë të nusërisë dhe për këtë ka një arsye të madhe.

“Unë kam qejf ti shoh, të punoj me fustanet e nuseve por për vete jo. E kam mbyllur atë kapitull. Por qëkur më mungon im atë nuk ka kush të më çojë në altar”,- është shprehur Iva.

Gazetarja e njohur tha se e ndjen jashtë mase mungesën e babait dhe theksoi se mashkulli më i rëndësishëm në jetën e një vajze është pikërisht babai.