5 dhjetor 2015 – Valdrin Sahiti është stilisti i cili sitloi fustasni e Arbërie Hatërgjonaj, në Kënga Magjike 2015. Por duket se nuk është lodhur farë me këtë veshje pasi sipas Iva Tiços ai thjeshtë ka kopjuar një nga fustanet e koleksionit të 2016 të Pronovias.
Stilisti nga Kosova jo rrallëherë është shigjetuar për modelet që kopjon në veshjet që krijon. Ai është denoncuar nga gazetarja Iva Tiço, pasi kjo e fundit prej tre vitesh rezervon të drejtën e brand-it më të famshëm në botë për fustane nusërie Pronovias, ekskluzivitet për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë.
Madje, sulmi i gazetares shqiptare shkon edhe më tej kur e quan stilistin e preferuar nga këngëtarët shqiptarë, "rrobaqepës".
Modeli i fustanit të bardhë të Pronovias i përket koleksionit të vitit 2016 dhe me sa duket, Valdrin Sahiti nuk ka duruar që fustani të dalë në treg, por menjëherë nga pasarela, e ka kopjuar duke i vendosur autorësinë dhe më pas me mburrje e ka prezantuar në mediat sociale.
/portali DurresLajm/