Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.
Eksperti i turizmit, Auron Tare tregoi në emisionin “Opinion” se Ivanka ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë. Ndër të tjerë, Ivanka shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG.
Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës. Eksperti i turizmit tha se gjatë kohës që vajza e ish-presidentit të SHBA askush nuk e njohu.
“Ishte një vizitë private Zbritën në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar, nga Kepi i Rodonit, Sazan, Porto Palermo. Çdo ditë kishim aktivitet, përshkuam Sazanin. Nuk i njohu njeri. Në fund fare vizituan Butirntit. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leus, një pjesë e malit digjej, ishte koha e flakëve. Fluturuam deri afër kufirit grek, në Leus shikuan kishën. Po diskutonin për krishterimin, myslimanizmin se ata vetë janë çifut, çifut nga Rusia. Ajo është një nga kishat më të bukura.”- tha Auron Tare.