Ivanka Trup, Vajza e presidentit amerikan u shfaq vizitoi një fabrikë ushqimore në Maryland, ku punonjësit po përgatisnin pako për familjet në nevojë gjatë periudhës së pandemisë.

Ivanka u shfaq me një maskë të zezë në fytyrë, me një flamur amerikan të vendosur në anë të majtë. Në një komunikim me mediat ajo shpjegoi se përse babai i saj nuk mban maskë:

“Ka procedura të ndryshme për ndërveprimin me presidentin. Unë gjithmonë mbaj maskë kur jam me të, dhe si unë edhe të tjerët, prandaj ai vetë nuk ka nevojë ta bëjë”, tha ajo.

Trump ka thënë se për të maska “dërgon mesazhin e gabuar” duke e bërë të duket se ai shqetësohet për shëndetin e tij dhe jo për rihapjen e ekonomisë. Ekspertët thonë se kjo e fundit është çelësi i rizgjedhjes së tij në nëntor.