Izmir Smajlaj, i cili u shpall kampion i Europës pak ditë më parë në Beograd në disiplinën kërcim së gjati, i ftuar në emisionin “Opinion” ka treguar se trajtohej me një rrogë që për çdo atlet të kalibrit të tij mund të cilësohet qesharake.

“Paguhem vetëm 400 mijë lekë të vjetra në muaj”, tha sportisti. “Kështu si unë paguhen edhe sportistë të tjerë të atletikës”, pohoi ai faktin se kjo disiplinë është lënë në hije. Smajlaj ka treguar në emision edhe kushtet e vështira në të cilat stërvitet dhe në të cilat përgatitet për garat ndërkombëtare, ku nga tani e tutje do të jetë një emër i njohur për të gjithë.