Presidenti amerikan Donald Trump mori meritën për presionin që po i bëhet Katarit nga fqinjët e tij në Gjirin persik, që e akuzojnë atë se mbështet terrorizmin.
Trump, si zakonisht përmes “Twitter”-it, tha se vizita e tij në Arabinë Saudite po jep frytet e veta dhe se ky zhvillim i fundit mund të sjellë të reja të mirëpritura.
Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni, Maldivet dhe qeveria lindore e Libisë kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin dhe kanë marrë, apo po konsiderojnë, masa të tjera si ndërprerjet e transportit.
Analistët thonë se koha e këtij izolimi ndaj Katarit, dy javë pas vizitës së Trump në Arabinë Saudite, është thelbësore. Ky i fundit, gjatë fjalimit të tij në kryeqytetin saudit, Riad, fajësoi Iranin për mungesën e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe nxiti vendet myslimane që të marrin udhëheqjen e betejës ndaj radikalizmit, e kjo mund t’i ketë dhënë guxim aleatëve të gjirit që të veprojnë kundër Katarit.
“Gjatë udhëtimit tim në Lindjen e Mesme thashë se nuk mund të financohet më gjatë ideologjia radikale. Udhëheqësit atje më treguan Katarin”, shkroi Trump.
Presidenti amerikan shtoi më tej se është i lumtur, që Arabia Saudite dhe vende të tjera në rajon kanë vendosur të luftojnë financimin e terrorizmit. Sipas Trump, ky reagim i vendeve arabe mund të jetë edhe fillimi i fundit të tmerreve të terrorizmit.
Izolimi i Katarit, presidenti Trump merr meritën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit