Një ditë më parë, burime jo zyrtare thanë se një shtetas italian, i paraburgosur në burgun 313 ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke ngjallur panik tek të tjerët.

Sot, specialistë të ISHP-së po u marrin tamponët disa të paraburgosurve që kanë kërkuar të testohen pasi dyshojnë se mund të jenë infektuar.

Ora shkruan se i paraburgosuri me koronavirus është izoluar në një dhomë më vetë ndërkohë që avokatët e tij kanë paraqitur kërkesë në gjykatë për lirimin e tij për shkak të sëmundjes.

Gjykata pritet që brenda 5 ditësh të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë vendimin nëse do të ndryshojë masën e sigurisë për shtetasin italian që akuzohet për trafik narkotikësh.

Gjatë kësaj periudhe në gjykatën penale por edhe gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka pasur një lumë kërkesash nga të paraburgosurit që kanë pretenduar se janë me Covid-19 dhe duhet të lirohen me masa të tjera sigurie.

Të paktën në tre raste, gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka vendosur ti refuzojë këto kërkesa pasi i ka kërkuar ISHP tu bëjë tamponët dhe kanë dalë negativ.