Rreth 360 mijë persona janë larguar nga qyteti më jugor i Gazës, Rafah gjatë javës së kaluar.

Shifrat janë publikuar nga agjencia kryesore e ndihmës së OKB-së në Gaza, UNRWA.

Largimi masiv i civilëve nga Rafah vjen pas thirrjeve nga Izraeli për evakuim para një ofensive të madhe të paralajmëruar tokësore.

UNRWA njofton se vetëm që nga e diela janë larguar të paktën 60 mijë persona.

“Ndërkohë, në veri të Gazës, bombardimet dhe urdhrat e tjerë të evakuimit kanë krijuar më shumë zhvendosje dhe frikë për mijëra familje. Nuk ka siguri pa një armëpushim”, tha UNRËA të hënën në një postim në “X”.

Philippe Lazzarini, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRËA-s, paralajmëroi një ditë më parë se shumica e njerëzve në enklavë tashmë kishin lëvizur mesatarisht një herë në muaj për të shmangur bombardimet izraelite.

“Pretendimi për ‘zona të sigurta’ është i rremë dhe mashtrues. Asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza. Pikë!”, thuhet në postimin e UNRWAS.