Izraeli tha se do të ndërpresë lidhjet me Rripin e Gazës pasi të shkatërrojë Hamasin.

Ministri i Mbrojtjes i vendit, Yoav Gallant, foli para një komisioni parlamentar për një plan me tre hapa për të krijuar një “realitet të ri sigurie” rreth enklavës palestineze.

Faza e parë është një fushatë ushtarake sulmesh nga ajro, toka dhe deti për të shkatërruar përfundimisht hamasin.

Ky sulm do të ndiqet nga operacionet ushtarako-policore që synojnë çdo “xhep rezistence” të mbetur.

Faza përfundimtare do të jetë heqja dorë nga çdo përgjegjësie mbi “jetën” në Rripin e Gazës, pra administrimi i ujit, furnizimit me ushqime dhe energjisë elektrike.

Kjo do të ishte një ndërprerje e plotë e lidhjeve me Rripin e Gazës duke hedhur kështu poshtë opsionin për njëpushtim afatgjatë të këtij territory me trupa në terren që do të ishte mjaft e kushtueshme financiarisht, por edhe në PR për Izraelin, krahas jetës që mund të humben.

Nis lirimi i pengjeve nga Hamas? Dy amerikane, të parat a

Mediat izraelite raportojnë për lirimin e dy shtetasve amerikanë të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza.

Ende nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të mbajë së shpejti konferencën e tij të përditshme për shtyp në Uashington për të folur në lidhje me lirimin e pengjeve.

Raportimet mbi lirimin e dy pengjeve amerikanë u shfaqen fillimisht në një kanal në aplikacionin Telegram që përdoret nga Hamasi dhe krahu i tij ushtarak. Që prej këtij momenti, rreth një orë më parë, mediat izraelite janë duke raportuar gjerësisht për diçka të tillë.

Gazeta Haaretz tha se Kryqi i Kuq e kishte konfirmuar lajmin, ndërsa media të tjera, si Kan dhe i24 Neës, cituan burime izraelite.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një gjest mirëbesimi nga Hamasi apo ka nisur lirimi i më shumë se 200 pengjeve që po mbahen në Gaza.