Izraeli goditi ditën e sotme një nga aeroportet e Jemenit kur në të ndodhej edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus.
Ai tha se një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit të tij u plagos ndërsa 2 persona humbën jetën. Kreu i OBSH-së ishte gati të hipte në avion kur ai u godit. Ai dhe stafi i tij thuhet se tani janë të sigurt.
Sipas Tel Avivit sulmet goditën aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e vendit, dy termocentrale dhe portet me qëllim dobësimin e infrastrukturës së grupeve Huthi.
Ata janë një grup i armatosur i mbështetur nga Irani që kontrollon një pjesë të Jemenit.