Një zyrtar izraelit tha se Hamasi nuk e di vendndodhjen e pesë prej 13 pengjeve të vdekur që mbahen ende në Rripin e Gazës , një fakt që pala izraelite tha se tregon se organizata po përpiqet të fitojë kohë.

Siç raportohet nga Ynet izraelit, zyrtari, i cili nuk u emërua, tha se Hamasi “po luan lojëra dhe po përpiqet të vonojë procesin në mënyrë që të zgjasë armëpushimin pa kaluar në fazën e dytë të marrëveshjes, e cila kërkon çarmatimin e tij”.

Marrëveshja e armëpushimit, e cila hyri në fuqi në fillim të muajit, parashikon kthimin e të gjithë pengjeve nga Hamasi.

Megjithatë, që nga fillimi pati një vlerësim se disa nga trupat e 28 pengjeve të vdekur do të ishin të vështira për t’u gjetur në rrënojat e Gazës. Që atëherë, nën presionin e Izraelit , Hamasi ka kthyer 15 trupa.

Vlerësimet për numrin e trupave që grupi mund të gjejë ndryshojnë. Sipas zyrtarëve të mbrojtjes izraelite që informuan zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance, Hamasi mund të dorëzojë të paktën 10 nga 13 pengjet e mbetura të vdekura.

Megjithatë, burime të tjera vlerësojnë se ky numër mund të jetë më i ulët.