Izraeli ka mbyllur pikëkalimin kryesor për dërgesat e ndihmave në Rripin e Gazës, tha sot zëdhënësi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pa dhënë asnjë arsye.
Zëdhënësi Omer Dostri deklaroi në X se pika e kalimit Kerem Shalom është mbyllur sot dhe asnjë pajisje nuk ka hyrë në Gazë që dje. Autoriteti izraelit për çështjet palestineze, COGAT, konfirmoi gjithashtu mbylljen kur u pyet, pa dhënë një arsye.
Sipas organizatës militante palestineze Hamas, rreth 10 shtëpi me kontejnerë u transportuan në Gazë përmes Kerem Shalom përpara se të mbyllej.
Dorëzimi i këtyre shtëpive të përkohshme për rreth 2 milionë banorë të Gazës që jetojnë në tenda dhe rrënoja është një nga kërkesat kryesore të Hamasit për vazhdimin e armëpushimit dhe shkëmbimin e rënë dakord të pengjeve izraelitë me palestinezët e burgosur.
“Gjashtë pengje të tjerë izraelitë, që mbahen në Gazë, do të shkëmbehen neser me 602 të burgosur palestinezë”, sipas burimeve palestineze.