Ministri i Mbrojtjes të Izraelit, Israel Katz, dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanw marrw përgjegjësinë për vrasjen e Majid Khademit, shefi i inteligjencës së Iranit. IDF ka shkruar në Telegram se vrasja e tij është një tjetër goditje e rëndë për Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC).

Kur bëhet fjalë për pranimin e vdekjes së komandantëve të tij të lartë në luftën e fundit nga Irani, shumica e shembujve përfshijnë konfirmimin e vdekjes së tyre nga Irani vetëm pasi Izraeli ose SHBA-të kanë marrë përgjegjësinë. Megjithatë, këtë herë Irani e njoftoi më herët.

BBC shkruan se, Khademi u emërua komandante e organizatës së inteligjencës së IRGC-së katër ditë pasi paraardhësi i tij, Mohammad Kazemi, u vra në një sulm izraelit më 15 qershor 2025. Në gusht të vitit të kaluar, Khademi i kërkoi parlamentit t’i jepte përparësi përfundimit të një intraneti vendas, duke thënë se ishte i nevojshëm për të “mbrojtur sovranitetin” e hapësirës kibernetike të Iranit.

Irani aktualisht është ende nën një bllokim të internetit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, megjithëse disa faqe interneti dhe aplikacione vendase mbeten të arritshme brenda vendit.