Izrael, 15 korrik 2014 – Izraeli ka pranuar propozimin egjiptian për një armëpushim të konfliktit me Gazën.
Kabineti izraelit i sigurisë, që u mblodh nga kryeministri Benjamin Netanyahu sot në mëngjes, votoi për të miratuar armëpushimin, i cili pritet të hyjë menjëherë në fuqi.
Burime nga BBC-ja thonë se nuk pritet të ketë një surprizë mbrapa formulës së propozimit izraelit.
Aktualisht, burimet nga Hamasi deklarojnë se sulmet e tij do të "rriten me egërsi dhe intensitet" nëse Izraeli nuk liron të burgosurit dhe nuk bashkëpunon me Egjiptin për të hequr kufizimet ekonomike në Gaza.
Kjo nuk është inkurajuese, por nuk do të thotë se marrëveshja mes palëve nuk do të arrihet. Një vendim i tillë është pritur gjithmonë për të dalë nga kriza, sidomos nga autoritetet palestineze.
Zyrtarët palestinezë thonë se të paktën 192 vetë janë vrarë, dhe 1400 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite, që nisën tetë ditë më parë për të ndalur sulmin e raketave ndaj Izraelit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





