Izraeli do të ndihmojë Shqipërinë për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike.
Mësohet se Izraeli do të ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë kupolën e vet kibernetike në mbrojtje kundër armikut të përbashkët virtual Iranit.
GABI Portnoy, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë Kibernetike izraelite ka shpjeguar për Top Channel se në ç’mënyrë eksperienca e vendit të tij do t’i vijë në ndihmë Shqipërisë.
“Ne jemi të hapur për bashkëpunim. Në fakt është një obligim. Kemi të njëjtët armiq dhe të njëjtat sfida. Ne duhet të ruajmë botën demokratike. Nëse ne arrimë të kemi një mbrojtje të gjerë atëherë kjo do të rrisë forcimin në fushën kibernetike.
Nuk është e njëjtë me mbrojtjen fizike. Kemi të bëjmë me hapësirën kibernetike e kështu duhet të mendojmë krejt ndryshe. Kjo nuk ka kufij si në rastin e Shqipërisë. Është e njëjta afërsi si me fqinjin tonë Jordaninë. Duhet të mendojmë kështu.
Ne jemi të gatshëm të ndajmë me ju çfarë kemi e dimë për sa i përket sigurisë kibernetike. Ne këtë mëngjes firmosëm një memorandum dhe jemi të gatshëm të ndajmë gjithçka.
Nga teknologjia, metodologjia, proceset, aspektet rregullatorë. Ne do ndërtojmë në Shqipëri një kupolë mbrojtëse kibernetike dhe do ta lidhim atë me kupolën tonë. Ky është plani”, tha Gabi.
Në Tel Aviv, Gaby Portnoy-Drejtor i përgjithshëm drejtoria kibernetike të Izraelit së bashku me Igli Tafën, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë pas vendosjen në shënjestrën e hakerave të Iranin prej Korrikut të vitit të shkuar.
Memorandumi gjithashtu parashikon ndarjen e ndërsjellët të informacionit mes Izraelit dhe Shqipërisë. Ky zhvillim vjen në ditën e dytë të një konferencë ndërkombëtare, që po mbahet në Tel Aviv ku fokusi është siguria kibernetike, një sfidë që duhet fituar duke i mësuar njerëzit sesi të mbrohen.