Edhe pse vendet anëtare të Bashkimit Europian edhe SHBA, i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Izraelit për një armëpushim në Gaza, duket se nuk ka një terheqje, madje sipas mediave te huaja është vene re se janë shtuar intensitetin e luftimeve.
Më shumë se 11 mijë njerëz kanë vdekur deri më tani në Gaza, ndërsa numri shtohet dita ditës, pasi tanimë edhe spitalet pa ndalojnë së funksionuari.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në X se spitali Al Shifa i Gazës kishte tre ditë pa ujë dhe “nuk funksionon më si spital”, shkruan Ansa.
“Tragjikisht, numri i pacientëve të vdekur është rritur ndjeshëm”, ka shkruar ai, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.