Ushtria e Izraelit ka deklaruar se po vazhdon operacionet ushtarake në Iran dhe Liban sipas një plani të pandryshuar, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund armiqësive.

Zëdhënësi ushtarak, gjeneral brigade Effie Defrin, gjatë një konference televizive theksoi se zhvillimet diplomatike nuk kanë ndikuar në strategjinë aktuale ushtarake.

“Ne aktualisht po veprojmë sipas një plani të pandryshuar”, u shpreh ai, duke shtuar se operacionet do të vazhdojnë për të “thelluar dëmin dhe për të eliminuar kërcënimet ekzistenciale”.

Sipas tij, ushtria izraelite po kryen sulme të vazhdueshme si në Iran ashtu edhe në Liban, në kuadër të përpjekjeve për të neutralizuar rreziqet ndaj sigurisë së vendit.