Irani ka reaguar ndaj bombardimit dhe shembjes së ambasadës së saj në Damask të Sirisë nga Izraeli.
Ambasadori iranian në Siri, Hossein Akbari, tha se “përgjigja e Teheranit do të jetë e ashpër” ndaj sulmit të Izraelit, ku u vranë tetë persona, duke përfshirë Mohammad Reza Zahed , komandant i lartë i Gardës Revolucionare.
Diplomati shtoi se “pasi të pastrohen rrënojat e ndërtesës së shkatërruar, do të bëhet i ditur numri i saktë i viktimave”, raporton La Reppublica.