Triumfuesi i "Eurovision 2018" ishte Izraeli i përfaqësuar nga këngëtarja Netta, me këngën “TOY”.

Eugent Bushpepa, i cili përfaqësonte Shqipërinë në këtë festival, u rendit në vendin e 11. Me votat e jurisë, Bushpepa u rendit në vendin e 7, ndërsa pas votimit të publikut, kënga “Mall” u rendit në vendin e 11, me 184 pikë në total.

Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” dhuroi emocione pafund me interpretimin e tij fantastik dhe vokalin e veçantë. Gjatë televotimit, kënga që përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion mori pikët maksimale nga Azerbajxhani.