IZRAEL– Një gjykatë izraelite ka konfirmuar se autoritetet izraelite kanë burgosur një njeri nën identitetin e rremë për arsye sigurie, dhe se ai ka vdekur në burg më shumë se dy vjet më parë.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë konfirmuar e as mohuar raportet se personi kishte nënshtetësi të dyfishtë izraelito-australiane dhe ishte rekrutuar si agjent nga agjencia izraelite e spiunimit, Mossad.

Njeriu, të cilit i referoheshin si “I burgosuri X” thuhet se kreu vetëvrasje në fund të vitit 2010.

Teksti i lëshuar nga një gjykatë e rrethit afërt Tel Avivit, tha një izraelit me një nënshtetësi tjetër të papërcaktuar, ka qenë i burgosur “për shkaqe të sigurisë”.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me çështjen e sigurisë apo për arsyen e arrestimit të tij.

Mediat australiane e kanë identifikuar personin si Ben Zygier, një emigrant hebre-australian në Izrael.