Hulumtuesit e Institutit izraelit për teknologji pohojnë se çaji i gjelbër mposht erën e keqe të gojës, por edhe reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit të gojës.
Tashmë dihet që kjo pije e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtje nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit, shkëlqyeshëm ka ndihmuar edhe në luftën kundër kilogramëve të tepërt por edhe në uljen e kolesterinës.
Çaji i gjelbër fitohet nga bima e njëjtë si ai i ziu, por procesohet në mënyrë të ndryshme, çka do të thotë që përmban më pak kafeinë dhe më shumë polifenole. Pikërisht në polifenolet qëndrojnë përfitimet e tij!
Çaji i gjelbër paraqet minierë të vërtetë antioksidantësh të cilët parandalojnë grumbullimin e molekulave të dëmshme në organizëm.
Kështu dy filxhanë me çaj e pasuroj në organizmin me sasinë e njëjtë të antioksidantëve sikur edhe pesë porcione me perime dhe dy molla