Konsiderohej një nga mbrojtësit më interesantë të Serisë A, madje për të përpara disa muajsh kishin  shfaqur interes edhe dy klubet e Milanos, Interi e Milani, por papritur karriera e Armando Izzos, mbrojtësit 25-vjecar të Genoas ka marrë një tjetër udhë, madje këtë herë një udhë pa kthim. Lojtari i lindur në Napoli është pezulluar nga gjykata me 18 muaj nga aktivitetet sportive, pasi është përfshirë në cështjen e trukimit të ndeshjeve gjatë periudhës që luante për Avellinon në Serinë B, në sezonin 2013-2014.

Një lajm i keq ky  për Genoan që humbet kështu një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm të prapavijës por mbi të gjitha për Izzon që është në kulmin e karrierës.25-vjecari do ta ketë të vështirë të ringrihet pas kësaj goditjeje. Pas akuzave të bëra në drejtim të Izzos nga persona të ndryshëm për përfshirjen e tij në trukimin e ndeshjeve, prokuria italiane kërkoi që qëndërmbrojtësi të pezullohej me 6 vite, por për fatin e mirë të lojtarit gjykata vendosi ta skualifikonte me vetëm 1 vit e gjysmë. Izzo dyshohet se është përfshirë në manipulimin e rezultateve të 2 ndeshjeve të Avellinos gjatë sezonit 2013-2014, dhe përvec tij është dënuar me -3 pikë nga ky edicion i Serisë B, edhe skuadra ku milioton aktualisht mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.