Tani është zyrtare, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fejuar sërish! Lajmin e konfirmoi vetë J.Lo përmes faqes në web që ajo përdor për fansat e abonuar, onthejlo.
Në një video-mesazh dërguar fansave të saj, Lopez e përlotur tregoi unazën e saj jeshile, duke thënë: “Ti je perfekte”.
Lopez dhe Affleck kishin bërë plane martese në fillimet e tyre dikur. Megjithatë, dyshja e anuluan martesën dhe më vonë i dhanë fund edhe fejesës në janar 2004. Ata mbetën në marrëdhënie miqësore dhe e mbështetën publikisht njëri-tjetrin gjatë viteve.
Më pas, në maj të vitit të kaluar, pas ndarjes së Lopez nga Alex Rodriguez, ajo dhe Affleck filluan të kalonin përsëri kohë së bashku. Që nga ai moment, ata u bënë të pandashëm dhe gjërat po bëhen edhe më serioze. Kështu që, bëhuni gati sepse së shpejti mund të kemi dasmë!