Jennifer Lopez-it iu ndalua hyrja në derën e një dyqani Chanel në Stamboll, por nga reagimi i saj ajo u duk aq e pashqetësuar, sikur haset me të tilla situata çdo ditë.
Ylli i famshëm po bëhej gati për një shëtitje në qendrën e njohur tregtare Istinye Park, kur një roje sigurie i ndaloi hyrjen në dyqan. Me setin e saj ngjyrë rozë të butë, me syze të njëjta, Jennifer thjesht ktheu shpinën dhe vazhdoi pa asnjë grimcë nervozizmi.
Më vonë, punonjësit e dyqanit e ftuan të kthehej, por Lopez preferoi të kalonte kohën dhe t’i harxhonte paratë në dyqanet përreth, si Celine e Beymen.






