Një tjetër breshkë e rrallë gjigante ka rënë në rrjetat e peshkatarëve durrsakë, duke e ҫuar në dy numrin e këtyre specieve që kapen në ujërat e bregdetit tonë vetëm gjatë muajit maj.

Sipas peshkatarëve, kjo lloj breshke është një specie e rrallë për ujërat tona. Ajo është e matrikulluar me numër matrikulli  71 44 1 A.

Qytetarët durrsakë të shtyrë nga kurioziteti për të parë specien gjigante që peshkatarët e nxorën në brezin e rërës në fillim të zonës së Currilave, kanë mbetur të mrekulluar.

Pamjet u dërguan në redaksinë e “DurrësLajm” nga njëri prej dëshmitarëve.