20shtator 2015 – Kjo foto është realizuar në qendër të qytetit të Durrësit në një nga mbrëmjet e fundverës.10 zonja të moshuara dhe një burrë në fund të rreshtit, që duket se po i largohen vapës së ditëve të fundit nuk i kanë “shpëtuar” objektivit fotografik.
Autorja është një amatore e thekur e fotografisë.  

Quhet Frida Dollani dhe vjen shpesh nga Las Vegasi (SHBA) ku banon, në qytetin e lindjes, në Durrës. Tashmë mjafton aparati, pasioni dhe një çikë fat, për të shkrepur foto mbresëlënëse, si kjo që shohim.

/portali DurresLajm/