18 gusht 2014 – Barcelona ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në Evropë sa i përket transferimeve të kësaj verë. Klubi spanjoll ka pasur një afat kalimtar të ngarkuar duke nënshkruar me Claudio Bravon dhe Marc Andre ter Stegenin si portierë, Jeremy Mathieun dhe Thomas Vermaelenin në mbrojtje, Ivan Rakitiqin në mesfushë dhe Luis Suarezin në sulm. Këto përforcime arrijnë në shumën prej 153 milionë eurove.

Sipas listës së Goal.com me dhjetë skuadrat që kanë shpenzuar më shumë gjatë kësaj vere, në vend të dytë renditet Liverpooli që së bashku me rikthimin në Ligën e Kampionëve ka rikthyer edhe ambiciet për tituj. Adam Lallana, Dejan Lovren dhe Rickie Lambert, që u bashkuan nga Southamptoni, Lazar Markoviqi nga Benfika dhe Emre Cani nga Bayer Leverguseni ishin transferimet që ka bërë sivjet Brendan Rodgersi.Liverpooli kashpenzuar rreth 40 milionë më shumë se sa ndjekësi i saj në Premier Ligë duke arritur në shumën prej 131 milionë eurove.

Në vendin e tretë është renditet Real Madridi që ka shpenzuar 120 milionë euro. Spanjollët kanë nënshkruar me Toni Kroosin, James Rodriguezin dhe Keylor Navasin.

  1. Barcelona La Liga                               153 milione euro
  2. Liverpool Premier League                   131 milione euro
  3. Real Madrid La Liga                          120 milione euro
  4. Atletico Madrid La Liga                     101.5 milione euro
  5. Chelsea Premier League                        93.5 milione euro
  6. Arsenal Premier League                        77 milione euro
  7. Manchester UTD Premier League        73.5 milione euro
  8. Manchester City, Premier League         65.5 milione euro
  9. Southampton Premier League               58 milione euro
  10. PSG, Ligue1                                         49.5 milione euro

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/