2 shtator 2015 – Për shpërndarjen e kuotave të transferimit të studimeve, si dhe kuotat për programe të dyta studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2015-2016, Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) i ka miratuar Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD) 20 kuota program i dytë studimi, 52 kuota transferim studimesh. Për hollësi dhe për universitetet e tjera publike kliko në: http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/2015/Urdher_prog_II_+_transferim_2.pdf
“DurresLajm” ka zbardhur nga tabelat programet e studimit për UAMD-në:
Administrim Biznesi 1 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh
Menaxhim – Marketing 1 program i dytë studimi 2 transferim studimesh
Shkenca Ekonomike 1 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh
Financë -Kontabilitet 1 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh
Bankë Financë 1 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh
Menaxhim Hotel Restorant 1 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh
Menaxhim Turizëm Kulturor 1 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh Menaxhim Turizëm Arkeologjik 1 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh
Drejtësi 2 transferim studimesh
Shkenca Politike 2 transferim studimesh
Administrim Publik 2 transferim studimesh
Politikë Ekonomike 2 transferim studimesh
Marrëdhënie me Publikun 2 program i dytë studimi, 3 transferim studimesh
Histori 2 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh
Infermieri e Përgjithshme 2 program i dytë studimi, 1 transferim studimesh
Mami 1 program i dytë studimi, 1 transferim studimesh
Fizioterapi 1 program i dytë studimi, 1 transferim studimesh
Hidro Ujësjellës (2-vjeçar) 1 program i dytë studimi, 1 transferim studimesh
Menaxhim Ndërtimi (2-vjeçar) 2 transferim studimesh
Gjuhë Angleze 1 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh
Mësuesi për Arsimin Fillor 2 transferim studimesh
Gjuhë Letërsi – Anglisht 1 program i dytë studimi, 2 transferim studimesh
Gjermanisht-Anglisht 1 program i dytë studimi, 1 transferim studimesh
Shkenca Kompjuterike 2 transferim studimesh
Sistemet e Informacionit 2 transferim studimesh
Teknologji Informacioni 2 transferim studimesh
Matematikë – Informatikë 2 transferim studimesh
Informatikë – Anglisht 2 transferim studimesh
Multimedia dhe Televizioni Digjital 2 transferim studimesh
Info: Kush përfiton
Kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar kuota për transferim studimesh të gjithë ata kandidatë, të cilët nuk kanë qenë / janë objekt i udhëzimit nr. 33 date 19.09.2014 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit te lartë, të cilëve u është hequr licenca", i ndryshuar; kandidatët, të cilët kanë grumbulluar në programin e studimit që kanë ndjekur dhe nga ku duan të transferohen të paktën 30 kreditë (ECTS), të njohura të vlefshme për programin e studimit ku do të transferohen; kandidatët, që kanë ndjekur një program studimi në Republikën e Shqipërisë në një IAL publike ose që kanë ndjekur një program studimi të akredituar në një IAL private në momentin e aplikimit për transferim, si dhe kandidatët që kanë ndjekur një program studimi jashtë vendit, në një institucion të arsimit të lartë të akredituar në vendin e origjinës, si institucion dhe program studimi; kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar kuota për program të dytë studimi: kandidatët që kanë përfunduar një program studimi të të njëjtit cikël dhe lloj (diplomë jouniversitare profesionale, "Bachelor", program të integruar të ciklit të dytë) me atë program ku po aplikojnë, në rastet kur kanë përfunduar studimet: në Republikën e Shqipërisë, në një IAL publike, ose në një IAL private, në një program studimi të akredituar përpara përfundimit të programit përkatës të studimit; jashtë vendit dhe kanë kryer njohjen e diplomës në MAS.
/th. m. portali DurresLajm/