Një fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami i cili është vlerësuar me notën 7.3.

I dyti renditet Berat Gjimshiti i cili bëri një paraqitje të mirë, pavarësisht se skuadra e tij u mposht.

Amir Abrashi është vlerësuar me notën 7.2.

Vendi i katërt shkon për Marvin Çunin i cili ka marrë notën 7.1.

5-shja mbyllet me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.