26 shkurt 2015 – Aplikacionet janë një element të cilat kanë dhe ndikimin më të madh përsa i përket haxhimit të baterisë së telefonit. Aplikacionet e rrjeteve sociale, pasuar nga lojërat dhe aplikacionet për shitblerje në internet, harxhojnë më shumë bateri tek telefoni, si dhe zënë më shumë hapësirë. Ky raport është bërë i ditur nga firma e sigurisë, AVG Technologies. Disa nga aplikacionet që njihen për shkarkimin e baterisë së telefonit janë;
Spotify Music
Path
Amazon Android
Samsung WatchOn
BBM
Line
8 Ball Pool
Daily Mail Online
Sipas AVG-ës, Facebook është aplikacioni më i keq sa i përket harxhimit të baterisë. Ky aplikacion vepron gjatë gjithë kohës, duke monitoruar aktivitetin në rrjet, duke dërguar njoftime etj.





