Krime, 20 mars 2014– Kriza në Krime është përshkruar ditët e fundit si “kërcënimi më i madh për sigurinë europiane” që nga koha e Luftës së Ftohtë. Por ndërsa vëmendja e të gjithë botës është përqendruar në Krime, shumë pjesëmarrës në konferencën e parë për shtyp të Prokurorit të ri të Përgjithshëm të Krimesë patën me se t’i kënaqnin sytë. Natalia Poklonskaya, 33 vjeç, u prezantua para të gjithë botës në konferencën për shtyp të 19 marsit, menjëherë pas vrasjes së një ushtari ukrainas nga trupat filo-ruse.
Fytyra e Poklonskaya-s bëri xhiron e botës në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që videoja e konferencës edhe pse në gjuhën ruse u kthye në virale në ëeb.
“Mirë, tani e dimë arsyen se pse Putin dëshiron Krimenë”- shkroi një opinionist.
Ndërkohë nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë shumë fotomontazhe të saj. Madje nuk mungon edhe një poster i animuar ku ajo shfaqet si një heroinë lufte. Në një blog, poshtë fotos së saj shkruhet: “ E përdorur siç duhet, bukuria është një armë e fuqishme”. Ndërkohë në një tjetër postim shkruhet “Bukuria shpëton botën”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





