JAPONI, 2 prill 2013 – Freeyork.org sjell foto nga spektakli natyror që përsëritet çdo vit në Japoni. Në vendin aziatik përgjatë sezonit dimëror krijohet një korridor mes dëborës që arrin lartësinë 20 metra.
Spektakli i çuditshëm regjistrohet në Yukina Otani. Autoritetet hapin çdo vit korridorin në fjalë pasi në të kundërt banorët e kësaj zone do të izoloheshin nga dëbora që arrin lartësinë 20 metra.
Gërmimet për largimin e dëborës dhe hapjen e korridorit nisin çdo vit në periudhën prill-maj.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





