Mos harroni që krevati juaj duhet të jetë vendi ideal për të fjetur, kryer marrëdhënie seksuale dhe biseduar dhe jo për të kontrolluar çdo 5 minuta Instagramin apo rrjetet e tjera sociale. 

Ne jetojmë një jetë plot me angazhime midis punës, fëmijëve, faturave për t’u paguar dhe shumë faktorëve të tjerë stresues. Jo më kot shumë çifte e kanë të vështirë që të gjejnë kohë për njëri-tjetrin. Prandaj është e nevojshme që çdo çift të kalojë kohë vetëm për vetëm me njëri-tjetrin, pavarësisht nëse është një orë apo 10 minuta. 

Ekspertët kanë treguar se këto janë disa gjëra që çiftet e lumtura bëjnë përpara se të flenë. Në këtë mënyrë ato mbajnë një marrëdhënie të fortë.

– Ato nuk harrojnë të shkëmbejnë çdo natë me njëri-tjetrin, togfjalëshin magjik “të dua”.
– Ato flenë në të njëjtën kohë nëse është e mundur.
– Ato heqin dorë nga telefonat dhe çdo pajisje tjetër teknologjike kur janë me njëri-tjetrin.
– Çiftet e lumtura e kanë prioritet gjumin e mirë.
– Gjejnë pak minuta kohë për t’i treguar njëri-tjetrit sesa mirënjohës janë.
– Ato nuk përpiqen të zgjedhin argumente që nuk janë lehtësisht të zgjidhshme.
– Ato gjejnë kohë për të folur jo vetëm për gjërat e ditës, por edhe për ndjesitë e tyre.
– Ato nuk i mbajnë fëmijët në dhomën e tyre të gjumit.