Një tjetër person VIP që ka qenë prezent në Nice në momentin e sulmit terrorsit, ku u vranë 84 persona e u plagosën qindra të tjerë, ka qenë edhe aktori Sylvester Stallone. Ai ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto duke shijuar fishekzjarrët në Nice të Francës, vetëm një moment para se të ndodhte sulmi terrorist.

Aktori hollivudian ishte në një resort së bashku me bashkëshorten dhe 3 vajzat e tij, duke festuar 70-vjetorin e lindjes. Protagonisti i filmit “Rocky”, vazhdimisht poston foto në “Instagram” për ndjekësit e tij.

“Kjo foto ishte disa minuta para se të ndodhte sulmi i tmerrshëm në Nice, Francë”, shkruan aktori bashkëngjitur me foton.