Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Liljana Elmazi nga foltorja e Kuvendit sot, teksa ka tentuar të kujtonte disa vargje të njohura, nga ngatërruar autorin, duke bërë kështu një gafë. Elmazi tha: “lum kush të roja e ta shohë zonë…”, ndërsa si autor të vargjeve citoi Pashko Vasën, ndërsa vargjet i ka shkruar Naim Frashëri.
Profesori i Letërsisë, Bardhyl Matraxhiu ka qenë një nga personat që ka vërejtur gafën e deputetes. “Sa po flet një deputete, citon sipas saj Vasho Pasha. Sinqerisht nuk ia di emrin sa hapa TV. Komedia është se “lum kush të roja e ta shohë zonë…” i ka thënë N. Frashëri dhe jo Vaso Pasha”, shkruan Matraxhiu në një status në ‘Faacebook’.





