Modelja dhe aktorja shqiptare, Eva Murati, e cila është në një lidhje me djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, Genar Topalin i ka dedikuar dje disa fjalë dashurie të dashurit të saj, me rastin e 5- vjetorit të lidhjes së tyre.
“Ti më ruan mua, unë të ruaj ty”, ka shkruar Eva në “Instagram”-in e saj. Dhe sigurisht që përgjigja e Genarit ka qenë po aq e bukur, e shoqëruar me një zemër. Fotoja që bukuroshja ka zgjedhur për të shoqëruar mesazhin e saj ka qenë vërtet romantike. Çifti shfaqet nën ujë, duke u puthur. Eva dhe Genari janë padyshim një nga çiftet me marrëdhënien më të gjatë në vendin tonë, duke marrë parasysh dhe moshën e tyre. /summer pages/





