2 dhjetor 2015 –E përzgjedhura e Arditit Gjebreas, për spektaklin “Kënga Magjike 2015” është kthyer nga Turqia. Por bukuroshja Almeda Abazi nuk mund të vinte me duart bosh tek ai që e ftoi për të moderuar kompeticionin muzikor.
Ish- Miss Shqipëria e angazhuar në aktrim dhe spektakle të ndryshme në Turqi, i ka sjellë një dhuratë karakteristike Arditit, nga vendit ku jeton.
Këtë dhuratë ai e ka treguar duke publikuar një fotografi në Instagram ku shihet bashkë me Almedën. Bashkëngjitur saj ai shkruan, “Kështu ka lezet, kur të vjen tjetra me qoka. Almeda po ti je vetë llokum me arra, ç’i deshe”.
/portali DurresLajm/





