Ata janë dy telefonat më të mirë në botë për momentin: iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S7. Mirëpo që pas hedhjes në treg të versionit të ri të iPhone-t, me siguri keni pyetur veten se çfarë mund të bëjë më mirë ose çfarë ka më shumë se Samsung Galaxy S7.
iPhone 7-ta ka bokse dëgjimi stereo
Kjo gjë do të thotë që ai mund të luajë muzikë me stereo duke e bërë të përshtatshëm për të luajtur muzikë, lojëra ose për të parë video, ndërsa Samsung ka vetëm një burim zëri në pjesën e poshtme të pajisjes.
Procesori i iPhone 7-tës është shumë i fuqishëm
Çipi i ri A10 është kaq i fuqishëm, sa disa prej përdoruesve kanë thënë se ai mund të përdoret dhe në disa marka lap top-ash.
iPhone 7-ta ka më shumë opsione të kujtesës
Ato variojnë në 32, 138, 256 GB, ndërkoë që S7-ta ka vetëm një opsion 32 Gb dhe pjesa tjetër shtohet me kartë memorjeje. Mirëpo kjo e fundit ka shumë kufizime, pasi jo të gjitha apliakacionet mund të ruhen në të.
iPhone premton update-ime të vazhdueshme të softuerit, ndryshe nga Samsung.
Nëse iOS 10 mund të përdoret dhe në iPhone5, s’mund të themi të njëjtën gjë për Samsung. Duhen muaj të tërë që një version i ri Android të përdoret në një version të sapo hedhur në treg të telefonave Samsung.
iPhone 7 ju jep mundësinë t’i shfrytëzoni kufjet AirPods në maksimum.
Ato do të përdorën me çdo pajisje që ka Bluettooth, si dhe do të keni akses komunikimi me Siri-n.
Versioni i ri i Iphone-t ka iOS, platforma që merr e para aplikacionet më të mira .
Vetë zhvilluesit dhe krijuesit e aplikacioneve preferojnë Apple kundrejt Samsung, prandaj të gjitha krijimet e tyre të reja përputhen me programet e iPhone. I tillë është për shembull “Super Mario Run”.
Të dyja kamerat e tij ofrojnë zmadhim dy herë më shumë me anë të lentes optike dhe 10 herë më shumë me anë të asaj dixhitale.
Zmadhim optik është ai gjatë të cili nuk cënohet cilësia e imazhit, bdërsa ai dixhital e pret imazhin duke dhënë një pamje më të paqartë. Megjithatë duhet thënë se kamera e Samsung-ut nuk e ka zmadhimin optik. /Anabel





