Modelja kolumbiane Nataly Rincon ka zbuluar historinë e saj rozë me yllin e Realit të Madritid, Cristiano Ronaldon. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se modelja ka thyer heshtjen pasi u fotografua më futbollistin gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në Miami.

Natali Rincon ka rrëfyer për një stacionin televiziv kolumbian “La Red” se futbollisti e ftoi për një natë romantike tri ditë pasi u panë në një restorant.Lidhur me takimin e parë, modelja tha se: “Isha në një restorant dhe Cristiano ishte pranë meje. Po vështronim njëri-tjetrin dhe filluam të flirtonim. Më pas, dikush u afrua pranë tavolinës sime dhe më tha që donte të më njihte”.