Rezulton i rremë alarmi për bombë në zonën e Saukut, tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit këtë mbrëmje. Burimet e policisë thanë se pakoja ka pasur bukë peshku brenda.

 

Informacioni paraprak që dha policia:

Eshte marre nje telefonate rreth ores 19:40, ku raportohet se në Sauk, tek rreth-rrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellur me natriban, me përmasa 20-40cm.
Shërbimet policore në vëndngjarje, kanë rrethuar vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet proçeduriale.

Por pas veprimeve të para dhe kontrollit me qen antieksploziv rezultoi se brenda pakos nuk kishte asgjë të dyshimtë dhe kur u hap, u pa se aty kishte bukë peshku.